Flet Krasniqi: Ja kush do ta heq taksën ndaj Serbisë, Haradinaj është...

  • 16 June 2019 - 12:57
Flet Krasniqi: Ja kush do ta heq taksën ndaj Serbisë, Haradinaj është...

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Metju Palmer ka deklaruar se taksat që ka vendosur Prishtina janë pengesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e rrugës së tyre evropiane, andaj Uashingtoni dëshiron që ato të hiqen. E lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt të ndodhë pezullimi i kësaj takse.

Ai për “Kosova Sot Online”, thotë se heqja e taksës mundë të vijë në koordinim më ndërkombëtarët ashtu sikur që është vendosur, ku sipas tij, ajo e ka arritur efektin politik, por as minimalisht nuk e ka arritur efektin pozitiv ekonomik.

Image

“Nuk besoj që taksa ndaj Serbisë është vendosur në kokë më vete. Mbrapa taksës besoj që qëndrojnë shtete të fuqishme evropiane. Politikisht taksa e ka arritur efektin e saj. Kurse ekonomikisht fare, sepse shohim që marketet janë plotë me mallra nga Serbia, dhe çmimet s’kanë lëvizur fare. Shumë artikuj të Serbisë më lirë i ke tani se sa para taksës. Kjo është absurde”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

 

“Edhe kryeministri Haradinaj është i vetëdijshëm që nuk mjafton vetëm taksa që të marr votat e qytetarëve.

Sido qoftë taksa një dite do të hiqet, por politikisht ka pasur efektin e saj, sepse ekonomikisht me 3% eksport të Serbisë në Kosovë, nuk e kemi dëmtuar ashtu siç është propaganduar nga zyrtarët serb dhe mediet”, përfundoi analisti, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)