Ish agjenti i SHIK-ut shokon më akuzat e tij për Thaçin: Kështu e ndau Mitrovicën me ndihmën e....

  • 16 June 2019 - 14:18
Ish agjenti i SHIK-ut shokon më akuzat e tij për Thaçin: Kështu e ndau Mitrovicën me ndihmën e....

Ish agjenti I SHIK-ut, Naim Miftari, duke folur për “Kosova Sot Online” lidhur me ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare, ka thënë se e aty nuk pati prezantim dhe respektim të asnjë vlere kombëtare e nacionale, por vetëm sa u shpërfaq realiteti politik, ku secili politikan vendor servilosej dhe përpiqej se si të ishte në qendër të vëmendjes mediatike për atë ditë dhe asgjë më tepër.

 

Image

“Pothuajse secili bënte garë dhe shtyhej në bërryla se kush do të jetë më gjatë dhe më afër ish presidentit Klinton dhe ish sekretares amerikane Ollbrajt që pa asnjë dilemë mundë të themi e ti konsiderojmë si dy engjëj mbrojtës të popullit tonë që na shpëtuan nga shfarosja totale, pra janë shpëtimtar hero të popullit tonë. E krejt ana tjetër që na bëri ta shohim këtë organizim të turpshëm ishte harresa e madh për krerët tonë të shtetit të cilët kishin harruar se duhet të përmenden në këtë përvjetor të madh edhe lufta e UÇK-së dhe sakrifica e Adem Jasharit. Se duhet të përmendet edhe vepra e Ibrahim Rugoves, se duhet të kujtohet e të mos harrohet dhe ndikimi i Nanës Terezë, kur kishte qenë pikërisht kjo nën shqiptare që e kishte lutur personalisht kryetarin amerikan Klintonin me fjalën: ju lutem shpëtojeni popullin tim shqiptar nga shfarosja!” E dukuria tjetër negative që nuk na shpëtoi ta shohim nga ky manifestim ishte kur dëgjonim fjalimet që i mbanin pothuajse të njëjtit njerëz të cilët që 20 vite rresht e vjedhin Kosovë, e degradojnë, etiketojnë me krim e korrupsion dhe e mbajnë të izoluar me veprat e tyre të ndyra kriminale tash e 20 vjet. Ishin ata njerëz të cilët pas humbjes të luftës nga ana e Serbisë e kanë kthye Serbin përsëri në një faktor triumfues dhe vendimtar për Kosovën”, tha Miftari për Kosova Sot Online”.

Më tej ai ka hedhur akuza të rënda për ndarjen e Mitrovicës.

“Në këtë përvjetor të madh dikush është dashtë të delë dhe ta thotë hapur se si para 20 vitesh ishte dikush, një shtet i NATO-s që vetëm spiunonte për llogari të Serbisë gjatë bombardimit të Serbisë, dhe ja huqte caqet e bombardimit , e që pastaj ai shtet me rrjetin e spiunazhit të vetë ndikoi në ndarjen e Mitrovicës. Ishte anëtari i NATO-s, Franca, KFOR-i i tyre dhe shërbimi sekret DGSE i tyre që ndanë Kosovën, që e ndanë Mitrovicën duke jua rezervuar mbi 26% të territorit tonë kriminelëve të luftës dhe paramilitarëve serb, MUP-ovcave dhe njerëzve të regjimit kriminel të Millosheviqit.

Të mos harrojmë se dikush që ishte aty , ishte edhe Hashim Thaçi i sjell në pushtet pikërisht nga ky shërbim sekret Francez i lidhur ngushtë me sigurimin dhe shtetin serb ku edhe ndarja e Kosovës dhe Mitrovicës ishte ndihmuar nga agjenti i shërbimit sekret Francez, e sot ky është kryetari Kosovës Hashim Thaçi”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online” .

(Kosova Sot Online)