Dy kandidatët për Stambollin do përballen në debat televiziv, i pari që nga viti 2002 në Turqi

  • 16 June 2019 - 21:16
Dy kandidatët për Stambollin do përballen në debat televiziv, i pari që nga viti 2002 në Turqi

Dy kandidatët kryesorë për kryebashkiakë të Stambollit do të përballen në një debat televiziv, një javë para zgjedhjeve.

Debati mes Binali Yildrim, që është kandidat nga partia e Erdoganit dhe kundërshtarit sekular Ekrem Imamoglu do të transmetohet direkt.

Imamoglu, një ish kryebashkiak i një distrikti, fitoi ngushtë në zgjedhjet e 31 marsit. Por zgjedhjet ishin anuluar pas ankesës së partisë AKP për shkelje të rregullave të votimit.

Debatet televizive janë të pazakonta në Turqi. Një i tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin 2002 mes Erdoganit dhe të një ish lideri të partisë nga e cila vjen Imamoglu. AKP është në pushtet që nga ajo kohë. 

(Kosova Sot Online)