Alarmon profesori i sigurisë: Kështu Rusia po tenton destabilizimin e Kosovës

  • 17 June 2019 - 07:45
Alarmon profesori i sigurisë: Kështu Rusia po tenton destabilizimin e Kosovës

Njohësit e fushës së sigurisë e shohin me rrezik të madh rritjen e ndikimit rus në Kosovë dhe në vendet e rajonit. Analistët theksojnë se është pikërisht shteti rus me shërbimet e veta, që nëpërmes të Serbisë, po tenton ta shfrytëzojë edhe dialogun Kosovë-Serbi për arritjen e qëllimeve dhe synimeve të saj.

Sipas tyre, më së miri këtë shembull e ilustron rasti i fundit, ku u arrestua edhe një agjent i Rusisë, i maskuar si punonjës i UNMIK-ut.

Image

 

Për profesorin e shkencave të sigurisë, Avni Islamin, kjo është kjo dëshmi se Kosova është bërë çerdhe e agjentëve dhe shërbimeve të huaja, por preventivat e zbulimit të tyre po ndodhin falë mbështetjes së madhe ndërkombëtare që ka Kosova edhe në strukturën e AKI-së.

“Rritja e ndikimit Rus po ndodh dita ditës, jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Problemet brenda BE-së dhe mosmarrëveshjet mes veti e kanë zbehë fuqinë e saj në mbrojtje dhe siguri por edhe në fuqinë ekonomike, e të gjitha këto po i shfrytëzon Rusia e cila përmes " Satelitit" të saj Serbisë po përpiqet ta destabilizoj rajonin, e në veçanti Kosovën e cila ekonomikisht nuk qëndron mirë”, tha prof. Islami për “Kosova Sot Online”.

Sipas Islamit, përpjekjet serbo-ruse për ta destabilizuar Kosovën do të jenë të vazhdueshme dhe në këtë drejtim kërkohet një përkushtim serioz i institucioneve të Kosovës, veçanërisht inteligjencës së shtetit.

“Përpjekjet Rusi-Serbi për destabilizim të Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, por unë besoj se institucionet e sigurisë së vendit tonë së bashku me ato ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë janë duke ju kundërpërgjigj të gjitha tentativave Serbo-Ruse për destabilizim të Kosovës. Vet arrestimi i një "punëtori" të UNMIK-ut ( ish gjeneral rus) gjatë një operacioni policor ku ai kishte penguar punën e policisë tregon se sa aktiv janë shërbimet inteligjente të vendeve që janë kundër Kosovës”, tha Avni Islami për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se duke ju falënderuar shërbimeve të sigurisë së Kosovës dhe atyre të miqve tanë ndërkombëtar, edhe në të ardhmen nuk duhet të presim që ndikimi rus të rritet.

“Madje AKI -ia po prodhon siguri jo vetëm për Kosovë por edhe për rajonin, duke e vlerësuar lart punën e ish drejtorit Agron Selimi i cili së bashku me vartësit e vetë e penguan grusht shtetin në Mali i Zi. Pra është një sukses dhe shembull se si zmbrapsen dhe dekonspirohen agjentët Serbo-Rus’, tha analisti i fushës së sigurisë Islami për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)