Shoqëria civile marshon, kundërshtohet projektligji për partitë politike

  • 17 June 2019 - 11:08
Shoqëria civile marshon, kundërshtohet projektligji për partitë politike

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë nisur marshin drejt selive të subjekteve politike, duke kundërshtuar projektligjin për partitë politike.

Ata po kërkojnë nga të gjitha partitë politike që ky projektligj të mos kalojë.

Ismet Kryeziu nga KDI, tha se ky projektligj dëmton shoqërinë dhe paranë publike.

Sipas tij  partitë politike me këtë i rregullojnë punët e tyre si është më së miri duke i ikur llogarisë ndaj qytetarit.

Marshuesit tashmë kanë vendosur 27 amendamentet që po i kundërshtojnë në dyert e selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Kështu do të veprojnë me secilin subjekt politik.

(Kosova sot Online)