Fotografia virale e cila ilustron shkallën e shkrirjes së akullit në Grenlandë

  • 18 qershor 2019 - 10:56
Fotografia virale e cila ilustron shkallën e shkrirjes së akullit në Grenlandë

Një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Klimatologjisti danez, Steffen M. Olsen e shkrepi këtë fotografi më 13 qershor në një mision rutinë në pjesën veri-perëndimore të Grenlandës. Olsen kishte vështirësi që t’i lëvizte mjetet e tij. E kjo ndodhi për shkak se akulli ishte shkrirë në masë të madhe.

Fotografia e tij e mrekullueshme u shpërnda në Twitter nga shkencëtari Rasmus Tonboe dhe tani është shpërndarë në tërë botën, duke ngritur alarmin për ndikimin që ngrohja globale e ka në shkrirjen e akujve.

Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Borës dhe Akullit, tregon se rreth 712.000km2 të sipërfaqes së Grenlandës është shkrirë gjatë muajit qershor të vitit 2019, e kështu që shënon rreth 470.000km2 më shumë në krahasim me vitin 2018. Rreth 40% e akujve në Grenlandë kanë pësuar shkrirje, me një humbje totale të 2 gigatonëve akull (e barabartë me 2 miliardë ton)

Image

 

 

(Kosova Sot Online)