SHBA e detyron Kosovën ta luftojë krimin – Trump e ka nënshkruar dokumentin

  • 18 June 2019 - 14:59
SHBA e detyron Kosovën ta luftojë krimin – Trump e ka nënshkruar dokumentin

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka publikuar letrën e dërguar nga SHBA e të nënshkruar nga presidenti Donald Trump e sekretari i shtetit Mike Pompeo që konfirmon marrëveshjen e ekstradimit në mes të dy vendeve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ka pranuar letrën duke shtuar se kjo konfirmon hyrjen në fuqi të marrëveshjes në mes të dy vendeve.

Sipas ministrit kjo shënon një akt historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA’së si dhe është garanci për sundim të ligjit e se lufta kundër krimit do të shkojë deri në fund.

“Kjo marrëveshje shënon një akt historik në marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe SHBA-së dhe është garanci e mëtejme se sundimi i ligjit është i pa alternativë dhe lufta kundër krimit do shkojë deri në fund. Pesha historike e kësaj marrëveshjeje, me vulën e Presidentit Trump, do të lë gjurmë në historinë e shtet ndërtimit tonë dhe do ta markojë Republikën e Kosovës në rangun e një vendi, në të cilin prijësit e demokracisë liberale dhe sundimit të ligjit kanë besim të plotë”, ka shkruar Tahiri.

Kosova Sot Online sot gjatë ditës ka shkruar se vecse kanë filluar arretimet nga organet e vendit për disa persona të kërkuar nga SHBA e që kanë fletë arrest ndërkombëtar. I fundit ka qenë 82-vjecari nga Gjakova, që po kërkohët nën dyshimet për prostitucion.

Image

(Kosova Sot Online)