Ja çfarë u sekuestrua nga aksioni në disa Call Center

  • 19 June 2019 - 09:41
Ja çfarë u sekuestrua nga aksioni në disa Call Center

Të ashtu quajturat qendra "call center", viteve të fundit janë përhapur shumë në vendin tonë, e të cilat kryesisht marrin punonjës të cilë njohin gjermanishtën, frangjishtën italishtën, anglishtën e gjuhë të tjera, e të cilët zakonisht  ushtrojnë funksionin e telefonistit që th?rrasin nga Kosova qytetarë të vendeve të ndryshme për çështje të sigurimeve pensinale e shëndetësore. 

Pos qytetarëve të huaj në vende t1% ndryshme, jo rrallë herë këto qendra kanë thirrur edhe qytetarë shqiptarë në vende të ndryshme të botës, duke u munduar që t'i joshin për shërbimet e tyre të dyshimta....

Për një kohë qytetarë e vendit tonë kanë shpreh shqetësime për thirrjet nga numra të ndryshëm, por që deri tash nuk ishin marr seriozisht nga institucionet  e ndjekjes e hetuesisë.

Por tash një hetim  e ndjekje e ka nisur shteti gjerman  së bashku me  institucionet e Kosovës në lufimitn e kësaj dukurie. 

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë kryer bastisje në disa qendra të quajtura "Call center" në qytetin e Prishtinës dhe të  Ferizajt, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale "Mashtrim" të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale "Shpërlarje parash".

Për detaje më të hollsishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim.

Sekuestrohen dokumentacione, pajisje, automjete si dhe u ngrihen pasuritë, llogaritë bankare personale dhe biznesore disa personave të dyshuar për vepra penale

Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt.

Operacioni i  kontrollit është kryer në bashkëveprim të ngushtë ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe zyrtareve  policor nga  shteti i  Gjermanisë.

Operacioni i  zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të  cilën  dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet janë kryer në qytetin e  Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione.

Gjatë këtij operacioni policor janë  sekuestruar: 63/foldera  me  dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie.
Janë  konfiskuar  një numër i madh i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike të cilat ekspertët e fushës i kanë konsideruar të nevojshme për  t’u ekzaminuar. Janë  sekuestruar gjithësej  edhe  6296,50 euro, 12/orë  dore  të  llojeve të ndryshme si  armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss
Një   veturë  e  tipit Porshe. Një  motor i tipit Yamaha.
 
Me  vendim të prokurorit të  Prokurorisë  Speciale të  dyshuarve u janë  ngrirë të gjitha llogaritë  bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi  të  dyshuarit  nuk  janë  gjendur  në shtëpitë  e tyre, janë  urdhëruar  që të  paraqiten  pranë autoriteteve për  t’u  intervistuar  në   ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)