Monopoli i Devollëve për automjetet – kush e kishte paralajmëruar Ministrinë për shkelje

  • 20 June 2019 - 15:15
Monopoli i Devollëve për automjetet – kush e kishte paralajmëruar Ministrinë për shkelje

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përmes një opinioni profesional të datës 22 dhjetor 2017 ka bërë të ditur se udhëzimi administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore bie ndesh me ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Kjo cështje është bërë edhe një herë e madhe, pasi për këtë kanë reaguar Zyra e BE-së në Prishtinë, përkatësisht Shefja e kësaj zyre Nataliya Apostolova duke e quajtur monopol homologimin e veturave gjatë mbledhjes së Komisioni për Zhvillim Ekonomik të datës 19 qershor 2019.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përmes mendimit profesional  të publikuar në dhjetor të vitit 2017 ka sugjeruar – që Autoriteti Homologues (Ministria) të bëjë Liberalizimin e tregut të Homologimit të automjeteve, ta hap tregun në më shumë subjekte afariste duke u bazuar në një konkurrencë të lirë dhe të ndershme të tregut.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është institucion  publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në këtë ligj, për të cilat i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i AKK-së është shprehur se ky mendim profesional i para gati dy vjetëve nuk është marrë për bazë nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas AKK-së, Neni 3 paragrafi 2 i Draft-Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore shpie në sjellje anti konkurruese, sepse Autoriteti homologues (Ministria), gjithëherë është duke folur në numrin Njejës, gjë që po e kufizon mundesinë e dhënjës së autorizimit në më shumë se një operatorë dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, konsideron se ndërmarrjet të cila autorizohen nga Autoriteti homologues (Ministria) për ofrimin e shërbimeve të homologimit janë subjektet e autorizuara afariste.

Autoriteti Kosovar i Konkurencës kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që në udhëzimin administrativ ku përmendet “subjekt i autorizuar” të ndryshohet me Subjektet e Autorizuara Afariste.

Po ashtu AKK-ja rekomandon që të shtohet paragrafi 4 te neni 3 i Draft-Udhëzimit Administrativ.

“Dhënja e Autorizimeve për kryerjen e shërbimit të homologimit tek subjektet e autorizuara afariste, Autoriteti homologues (Ministria) autorizon të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për operimin profesional”

Sipas AKK-së Neni 7 i udhëzimit administrativ për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore apriori prejudikon se vetën njëri nga subjektet afariste i plotëson kushtet për ofrimin e shëbimeve të homologimit dhe si e tillë shpie në sjellje antikonkurruese përkatësisht bie ndesh me Ligjin per Mbrojtjen e Konkurrencës neni 4 paragrafi 1.4. duke i vendosur ndërmarrjet tjera në pozita të pafavorshme konkurruese.

(Kosova Sot Online)