Coca – Cola në jahtë me Shpend Ahmetin a ka qene Blerim Devolli aty?

  • 21 June 2019 - 12:57
Coca – Cola në jahtë me Shpend Ahmetin a ka qene Blerim Devolli aty?

Biznesmeni Blerim Devolli nuk është përgjigjur në pyetjen se a ka pirë Coca Cola me tash kreun e PSD’së e të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Shefi i Dardafonit nuk ka pranuar që të përgjigjet në disa pyetje të deputetëve se cfarë lidhje të afërta ka me njerëz të politikës.

Njejtë i njejti ka reaguar edhe kur është pyetur për lidhjet e tij me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“A njihesh, a ki konflikt biznesi, apo dicka të ngjashme me ndonjë nga deputetët”, u pyet ai nga komisioni.

Derisa Devolli u përgjigj jo, ai nuk pranoi të tregojë për të gjitha bizneset që i zotëron apo që është aksionar.

“Politikanët e Kosovës a i njihni. Se kjo e përmendi një koleg temin, a keni pi coca cola me Shpend Ahmetin?”, u pyet përsëri ai.

“Po s’pe di për cka po folim çka është tema këtu?”, tha shkurtimisht, pa u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

Media pati raportuar dy vite më parë, se Shpend Ahmeti ishte parë së bashku me Blerim Devollin në Mal të Zi, derisa të dy qëndronin në jaht të biznesmenit.

(Kosova Sot Online)