Një femër rrihet nga familjarët në Ferizaj

  • 21 June 2019 - 14:33
Një femër rrihet nga familjarët në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, rast të cilin Policia e ka cilësuar si dhunë familjare.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj.

(Kosova Sot Online)