Basha tjetër mesazh pak para protestës: Sonte të gjithë bashkë si njerëz të lirë. Asnjë hap pas!
Kreu I PD-së, Lulzim Basha, pak orë para protestës, ië shtë drejtuar me një tjetër mesazh qytetarëve.
Ndërsa ka postuar një video, në facebook Basha i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit në orën 20:00.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Basha.
Mesazhi i videos:
“500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës.
450 mijë shqiptarë janë të papunë.
Ndërsa:
2 miliardë euro janë harxhuar për 14 konccesione korruptive.
Boll më me Shqipërinë që duan ata!
Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve!
Asnjë hap pas!
21 qershor, ora 20.00 #shqiperiasieuropa
(Kosova Sot Online)