Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 22 June 2019 - 07:22
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Mbahet ceremonia solemne e fillimit të garave Republikane të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik. (Kampusi i Kolegjit AAB, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit organizon Panairin e veshjeve tradicionale. (Sheshi “Shatërvan”, ora 10:00)

“Golden Eagle” organizon karnavalin me këngëtar të rinj të muzikës HIP HOP dhe RNB. (Suharekë, ora 17:00)

Ambasada e Francës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojnë koncert në të cilin do të performojë grupi i njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart” dhe emra të njohur të muzikës shqiptare. (Parku i Gërmisë, ora 20:00)

(Kosova Sot Online)