Sulmoi fizikisht dy meshkuj, arrestohet një person në Prishtinë

  • 22 June 2019 - 10:23
Sulmoi fizikisht dy meshkuj, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në Prishtinë është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy meshkuj.

Kështu thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, përfundon ky njoftim.

(Kosova Sot Online)