Italianin e mashtrojnë dhe i marrin makinën, në timon i riu i dënuar për vrasje. Kur e ndjek policia…

  • 24 June 2019 - 11:08
Italianin e mashtrojnë dhe i marrin makinën, në timon i riu i dënuar për vrasje. Kur e ndjek policia…

Arrestohet nga policia nje i ri i denuar me pare per vrasje, i cili u kap me arme, teksa ishte ne timonin e nje makine qe i ishte vjedhur nje shtetasi italian.

Policia e Tiranes ben me dije se kja arrestuar 27 vjeçarin E.S, nderkohe qe ka shpallur ne kerkim nje shtetas 42 vjecar. Ky i fundit i kishte marre makinen nje shtetasi italian dhe nuk ia kishte kthyer me.

Pas denoncimit te bere, policia eshte vene ne ndjekje dhe ka pikasur ne timon te riun 27 vjecar, qe ne tentative per t’i ikur policise ka hedhur edhe armen qe kishte me vete.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E. P, i kishte marrë automjetin Alfa Romeo dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vrasja” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njënjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit E.S.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)