Berisha takohet me Ministren e Jashtme të Suedisë, flasin për vizat e dialogun

  • 24 June 2019 - 17:04
Berisha takohet me Ministren e Jashtme të Suedisë, flasin për vizat e dialogun

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha është takuar sot me Ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Ëallstrom me të cilën ka shkruar se diskutuan për liberalizimin e vizave për kosovarët, si dhe për dialogun me Serbinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha ka shkruar se ka falënderuan ministren për përkrahjen e Suedisë që nga vitet e 90’ta, derisa tha se ishte qëndrim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe duhet avancuar, sidomos në fushën e investimeve ekonomike nga bizneset dhe ndërmarrësit suedezë.

Berisha ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes se Suedisë, që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodhë brenda kësaj periudhe, derisa ka informuar ministren për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdim të dialogut.

“ Berisha ka informuar Ministren Ëallström për gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në një proces të qartë kohor dhe qëllimor, në njohjen reciproke që do të mundësonte zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke përfshirë edhe bashkëpunimin tregtar. Berisha ka mirëpritur idetë e Ministres Wallstrom për iniciativa regjionale të tipit dhe sipas praktikave Nordike, si dhe përfshirjen e të rinjve të rajonit në projekte te përbashkëta rajonale dhe evropiane”, ka shkruar Berisha.

 

Stockholm, 24 qershor 2019 Në kuadër te vizitës zyrtare dyditore në Suedi, zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha...

Posted by Anton Berisha on Monday, June 24, 2019

(Kosova Sot Online)