Banorët e Prishtinës në hall të madh: Kalimtarët po rrëzohen si pasojë e trotuareve të dëmtuar

  • 25 June 2019 - 12:12
Banorët e Prishtinës në hall të madh: Kalimtarët po rrëzohen si pasojë e trotuareve të dëmtuar

Banorët e një lagjeje në kryeqytet mbrapa tregut të gjelbër janë në hall me kubëzat e dëmtuara, pasi po ju paraqesin problem në ecje

Në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ kubëzat e trotuarit janë dëmtuar shumë. Një nga banorët e kësaj lagje ka thënë për Metron se kubëzat janë vendosur para katër vite dhe pas një jave të njëjtat janë dëmtuar dhe gjithë këto vite ata po kanë problem në ecje, pasi shumica po rrëzohen. 

Një gjë të tillë e pësoi sot edhe një e moshuar. Në videon e dërguar në redaksinë e Metros, shihet se si kjo e moshuar rrëshqet dhe bie në tokë, duke pësuar edhe lëndime.

Banorët shprehen se ky nuk është rast i vetë dhe raste të tilla brenda ditës ndodhin me dhjetëra.

(Kosova Sot Online)