Ndizet alarmi i tmerrshëm për Kosovën: Shteti po shkon drejt fundosjes

  • 26 June 2019 - 07:40
Ndizet alarmi i tmerrshëm për Kosovën: Shteti po shkon drejt fundosjes

“Kosova është në prag të falimentimit shtetëror. Kjo mundë të na ndodhë fare lehtë e fare shpejtë nëse nuk ngjallet drejtësia e pa varur dhe nëse mafia që ka uzurpuar shtetin nuk shkatërrohet nga policia dhe gjyqësori. Nëse nuk veprojnë këta mekanizma bazë të shtetit atëherë mjerë populli çka ka me heq në të ardhmen”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së ekonomisë në vend po i përcjellin me shqetësim raportimet sipas të cilave në Kosovë, vit pas viti ka zvogëlim të vendeve të reja të punës për punëkërkuesit që dalin në treg pune si fuqi e re punëtore.

Image

 

Sipas Entit të statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2018 kemi një rënie prej 10.000 vendeve të punës në krahasim me 2017-ën, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6000 vendeve të punës.

Mirëpo situata tek fqinjët është krejt më ndryshe. Në periudhën e njëjtë, Maqedonia ka një rritje prej 50.000 vendeve të reja të punës. Pra ngecjet në zhvillim ekonomik dhe shuarje të vendeve të punës është një lëvizje negative alarmante sipas analistëve politik dhe të ekonomisë.

Sipas njohësit të kësaj fushe, analistit Dardan Grapci, këto statistika të prezantuara edhe mund të mos jenë shumë reale ngase gjendja në teren duket të jetë akoma më keq.

Ai thotë se thjeshtë po bëhet një manipulim me letra, sepse po të kishte një incizim më të pa varur të situatës, atëherë gjendja do të dilte shumë më alarmante.

“Numri i vendeve të punës po zvogëlohet vetëm në letra dhe dokumente zyrtare, por në praktikë askund kjo nuk shihet sepse nuk paraqiten të dhënat në mënyrë të besueshme profesionale. Nëse sipas Entit të statistikave po ka rënie të vendeve të punës atëherë , le të tregohet në mënyrë analitike e statistikore se ku janë ata që kanë aplikuar për punë, në cilat sektorë ka më shumë interesim dhe cilat profile po mbeten jashtë tregut të punës në pritje. Pra këta duhet ta nxjerri me këto analiza edhe shkaktarin e vërtet pse pra largohen rinia dhe popullata nga Kosova”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit edhe këto raporte që po dalin me një të vërtetë të censuruar, megjithatë flasin mjaftë dhe secili e sheh që perspektiva në këtë vend, me këta njerëz në pushtet është vetëm lojë fjalësh për konsum ditor, por asgjë reale nuk ka në këto premtime sepse shteti po shkon drejtë fundosjes.

“Kosova është në prag të falimentimit shtetëror. Kjo mundë të na ndodhë fare lehtë e fare shpejtë nëse nuk ngjallet drejtësia e pa varur dhe nëse mafia që ka uzurpuar shtetin nuk shkatërrohet nga policia dhe gjyqësori. Nëse nuk veprojnë këta mekanizma bazë të shtetit atëherë mjerë populli çka ka me heq në të ardhmen. Qytetari i varfër për një kafshatë goje do të detyrohet të bëhet shërbëtor ditor me një pagesë minimale prej vetëm 3 euro në ditë.

Prandaj qytetarët e Kosovës duhet të rebelohet, duhet të ngjallen dhe sa më shpejtë ta largojnë këtë kastë qeveritarësh të korruptuar që nuk shohin përtej xhepave të tyre. Duhet ta kërkojmë ndryshimin me një palë zgjedhje te reja sepse ndryshe me këta vetëm sa do të fundosemi akoma më shumë, prandaj nuk ka rrugëdalje tjetër veç përmbysjes më të shpejtë të kësaj kaste politike në pushtet”, tha Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).