Haradinaj do të kthehet në Francë për herë të parë pas arrestimit, ka një mision atje

  • 26 June 2019 - 14:13
Haradinaj do të kthehet në Francë për herë të parë pas arrestimit, ka një mision atje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se me 1 korrik do të takohet me Ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner rreth liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka njoftuar për këtë takim sot kur ka pritur në vizitë ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner. Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez”. 

Kryeministri i Kosovës ka thënë se në vizitën që do të ketë në Francë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit.

(Kosova Sot Online)