Çka do të ndodh sot në Kosovë

  • 27 qershor 2019 - 08:12
Çka do të ndodh sot në Kosovë

Organizohet demonstrim i drejtpërdrejtë i sistemeve të QKMK-së. (Objekti qendror i MPB-së, ora 09:00)

Ministria e Administratës Publike organizon seminarin për Monitorimin e Treguesve të Kontratës për Reformën Sektoriale të Reformës së Administratës Publike në Kosovë – Rezultatet e para të vlerësimit të ekspertëve të BE-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 09:00)

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet tryeza e diskutimit “Lajmet e rreme, gjuha e urrejtjes dhe shpifja e fyerja në mediat online”. (Salla “Orion”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Gjilanit, ora 10:00)Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Presidenti Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të nënstacionit 220/10 (20), në Drenas. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencë me të “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e kosnideron përkrahjen ndaj Kosovës së Re”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:30)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë certifikatat për pjesëmarrësit e kampit veror “Change-Makers”. (Parku i Gërmis, te koshat, ora 12:00

)Hapet Qendra e Trajnimit Meister. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km 4, ora 14:00)Hapet ekspozita e edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”. (Galeria

Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

(Kosova Sot Online)