Alarmante: Një infeksion i rrallë po përhapet në botë, ua merr jetën 12 personave

  • 27 June 2019 - 08:20
Alarmante: Një infeksion i rrallë po përhapet në botë, ua merr jetën 12 personave

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga një shpërthim i një infeksioni të rrallë bakterial në Essex, ka bërë të ditur NHS.

Shumica e të prekurve ishin të moshuar dhe ishin duke marrë kujdes për plagë kronike, në qendra mjekësore, në shtëpitë e tyre ose në shtëpitë e kujdesit.

Shpërthimi i streptococcus invaziv Group A (iGAS) filloi në Braintree dhe u përhap në zonat Chelmsford dhe Maldon.

390777

Janë raportuar 32 raste të sëmundjes.

Ekipi i menaxhimit të incidenteve është krijuar për të kontrolluar incidentin dhe për të ndjekur nga afër situatën.

Bakteret mund të gjenden në fyt dhe në lëkurë dhe njerëzit mund të jenë bartës shfaqur asnjë simptomë.

(Kosova Sot Online )