Zbulohet skenari: Ja me çka po e shantazhon Serbia Hashim Thaçin, Baton Haxhiu është...

  • 24 June 2019 - 13:43
Zbulohet skenari: Ja me çka po e shantazhon Serbia Hashim Thaçin, Baton Haxhiu është...

“Ai si duket po e bënë vetëm për ti shpëtuar gjykatës Speciale, ose ka edhe krime të tjerë të cilat i ka kryer ky njeri, kryesisht ndaj shqiptarëve dhe jo ndaj serbëve, me të cilat dosje tash dalin shërbimet sekrete serbe që e shantazhojnë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë vazhdojnë ta akuzojnë akoma presidentin, Hashim Thaçi se nuk po heq dorë nga plani i akorduar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuqiq për ndarjen e Kosovës, por tani duke ndërruar emërtimin në demarkim, i këshilluar nga Vuqiq dhe UDBA-shët që i kanë miq të përbashkët.

Ky insistim, sipas analistit politik, Jeton Kelmendi bëhet për t’i shpëtuar akuzës nga Gjykata Speciale.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se Hashim Thaçi është i kapur nga biografia e vetë dhe këtë kapje ja ka bërë Serbia së bashku me aleatët e saj. Është tragjike dhe e dhimbshme për Kosovën që njeriu i ashtuquajtur, i vetë shpallur me disa kapo të tjerë, si drejtor i zyrës politike të UÇK-së, pra si njeriu kryesor i luftës e tani president i vendit, ish kryeministër në dy mandate dhe njeriu kryesor tani i politikës së vendit, është ka keq i kapur nga Serbia dhe është i detyruar të punon me aq përkushtim për të punuar me çdo çmim, për ti realizuar të gjitha aspiratat e Serbisë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Serbia dhe aleatët e saj e kanë kuptuar që Kosova si shtet i ri është projekt ndërkombëtar dhe nuk mundë të zhbëhet, por qëllimi i tyre është të përfitojnë atë që munden deri në marrëveshjen finale për njohje.

“E gjithë kjo doktrinë për ndarje apo shkëmbim të territoreve vjen tani nga Beogradi, nga Aleksandër Vuqiq i cili e din se Kosova duhet të jetë shtet sepse për këtë janë interesat strategjike perëndimore, SHBA-ve dhe aleatëve të tyre evropian, por tani Serbia po dëshiron të merr atë që mundë ta merr, dhe po insiston në veriun e Kosovës dhe për ekzekutor është zgjedhur të jetë Hashim Thaçi. Prandaj del e thotë se kompromisi do të jetë i dhimbshëm, pastaj del e thotë se do të jetë vetëm korrigjim kufijsh, e harron shkëmbimin e territoreve, e pastaj del e thotë demarkacion por këto janë tentativat e tija të hapura për të gjetur një mënyrë se si ta shkëpus një pjesë të territorit të Kosovës dhe për t’ia dhënë Serbisë. Ai si duket po e bënë vetëm për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, ose ka edhe krime të tjerë të cilat i ka kryer ky njeri, kryesisht ndaj shqiptarëve dhe jo ndaj serbëve, me të cilat dosje tash dalin shërbimet sekrete serbe që e shantazhojnë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Më tej, Kelmendi ka deklaruar se Thaçi ka qenë i përgatitur kaherë për ta ekzekutuar atë duke shkuar edhe me forca policore në Veri dhe provokuar Serbinë për të intervenuar, plan që i dështoi Hashim Thaçit kur ishte në Ujman për të nxitur një provokim për Serbinë se mos po intervenon sipas modelit rus në Ukrainë por kjo nuk ju ka mundësuar sepse Kosova mbrohet nga NATO.

Kelmendi thotë me këto veprime të Thaçit kanë rënë në pikën zero, por se atë e mbron akoma dhe promovon vetëm TV-ja e Baton Haxhiut.

“Këtu kemi një TV serb që quhet Klan Kosova, që në fakt është Klan Serbia, i cili me paratë e Beogradit, të Vuqiqit, po tenton ta manipulon opinionin dhe kësisoj po o përcjellë pa ndërprerë mesazhet e presidentit duke i shërbyer kësaj klauzole së bashku me disa të ashtuquajtur analistë politikë, vetëm për ta bërë fakt të kryer ndarjen e Kosovës”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)