KOMF-i prezanton hapat për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

  • 28 June 2019 - 10:32
KOMF-i prezanton hapat për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka prezantuar hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është miratuar të enjten nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë.

Drejtoresha e kësaj organizate, Donjeta Kelmendi tha se KOMF-i ka qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

Ky koalicion i OJQ-ve, ditë më parë mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media përpara objektit të Kuvendit të Kosovës, ku i bëri edhe një herë thirrje Kuvendit të miratojë sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gjithashtu KOMF-i dorëzoi tek të gjithë deputetët e dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

(Kosova Sot Online)