Vjen akuza e rëndë për Prokurorinë e shtetit, ky është denoncimi për Devollët

  • 29 June 2019 - 07:39
Vjen akuza e rëndë për Prokurorinë e shtetit, ky është denoncimi për Devollët

“Mos të harron askush dhe ju garantoj me kokën time publikisht se në të gjitha Qeveritë e Kosovës, që nga pas lufta e deri më sot, janë rreshtuar banditët,matrapazët, hajnat, vagabondët e kriminelët për të zezën e vendit. Në këtë vorbull hynë edhe ky mistreci dhe langoi i bandës me gjak serbi Devolli ky farë Nebih Shatri, ky mistrec është në krye të këtij dikasteri hajnash që e vjedhin popullin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj ka reaguar lidhur me mbrojtjen që po i bëhet Shkëlqim Devollit rreth monopolit për homologimin e automjeteve në Kosovë nga Nebih Shatri, drejtor në departamentin e automjeteve në ministrinë e infrastrukturës.

Badallaj e quan Shatrin njeriun më besnik të Shkëlqim Devollit, pasi që ky qysh në vitin 2012 ishte paguar nga kjo kompani e homologimit e vëllezërve Devolli, sipas formularit për deklarimin e pasurisë.

Image
Reshat Badallaj

“Unë vetëm po e konfirmoj se ka kohë që është vërtetuar se banda Serbinë, shkatërruese, kancerogjene Devolli ka bashkëpunuar me te gjitha qeveritë kuislinge të Kosovës. Banda hajdute Devolli me para të pista i ka blerë të gjitha Qeveritë hajdute dhe pastaj ka bërë kasaphanë në të gjithë ekonominë e Kosovës. Mos të harron askush dhe ju garantoj me kokën time publikisht se në të gjitha Qeveritë e Kosovës, që nga pas lufta e deri më sot, janë rreshtuar banditët, matrapazët, hajnat, vagabondët e kriminelët për të zezën e vendit. Në këtë vorbull hynë edhe ky mistreci dhe langoi i bandës me gjak serbi Devolli ky farë Nebih Shatri, ky mistrec është në krye të këtij dikasteri hajnash që e vjedhin popullin”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, kompani Devolli është një bandë e cila ka shkatërruar ekonominë e Kosovës.

“Në qoftë se kërkohet në Kosovë banda banditësh për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovë, banditët janë të gjithë në këtë kope që quhet Devolli, pa asnjë dallim të gjithë ata që janë në këtë dikastere kanë hise në hajni, pra pa pasur frik fare lirisht mund t´i quani,hajna, të pafytyrë, rrenacak, matrapaz, sepse këta e kanë treguar veten dhe populli tashmë i madh e i vogël si t´ia dëgjoj emrin e kësaj merimange të zezë Devolli, e dini se me kë kanë të bëjnë”.

Më tej, sipas Badallajt, për fat të keq këtu përsëri bije në provim dhe dështon Prokuroria e shtetit. 

“Aty i ka gishtat thellë politika ose si i thonë fjalës bandat me mafioze dhe me kriminale të nëntokës dhe askush nuk merr masa. Prandaj, këta banditë të këtyre bandave nuk njohin as ligje,as Kushtetutë dhe as shtet. Po te kishte prokurori që do të vepronte sipas Kushtetutës së vendit dhe jo e ndikuar politikisht përse të mos reagonte kundër kësaj kontrate kriminale për homologimin. Përse bëhet e shurdhur dhe memece? Kjo maskaradë të lë të kuptojmë se pajtohet plotësisht me këtë bandë kriminale qe e vjedhin shtetin, përndryshe nuk ka se si të shpjegohet një heshtje e tillë karshi veprave kriminale kundër vendit dhe popullit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Në një shtet të së drejtës, Devollët së bashku me sekserët e tyre kaherë do të ishin burgosur, sipas Badallajt.

“Dhjetë vjet hajni,dhjetë vjet mashtrime, rrena, krime dhe sa vjet tjera do të duhej që të burgosen këta. Tashmë nuk është zor i madh për të kuptuar se qeveritë kuislinge dhe krye mafiozët e majave të shtetit janë në mbrojtje të kësaj murtaje të zezë Devolli,por, ka për t´iu ardhur fundi, sepse fati i këtyre është i shkruar kështu, herët a vonë”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)