Si votuan shtetet e ndryshme për pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision?

  • 30 June 2019 - 12:47
Si votuan shtetet e ndryshme për pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision?

Kosova nuk do të mund të jetë pjesë e Eurovision as vitin e ardhshëm. Dy ditë më parë u zhvillua në Oslo, votimi për ndryshimin e statusit në asamblenë e përgjithshme të EBU-së, i cili rezultoi të ishte negativ. Vendet të cilat u bënë pjesë e votimit, si Serbia, Qipro, Greqia dhe 16 shtete të tjera, kërkuan fillimisht që votimi i tyre të ishte i fshehtë dhe kjo kërkesë u pranua. Nga 1186 votues, është bërë e ditur se 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan. Ky rezultat i ka privuar mundësinë, shtetit të Kosovës dhe artistëve të tij të jenë pjesëmarrës në një kompeticion të përvitshëm siç është Eurovision.

Kujtojmë se ky festival zhvillohet çdo vit në një prej shteteve anëtare të BE-së dhe jo vetëm, vendi i të cilit zgjidhet përmes një shorteu trasparent.

(Kosova Sot Online)