Gjuan me armë për ndërtimin e shtëpisë, arrestohet
Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Goshicë të Vitisë, ku i dyshuari pas kryerjes së disa punimeve në shtëpi kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike si dhe gjashtë gëzoja të fishekëve.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt..
(Kosova Sot Online)