Akuza e rëndë për deputetët e Kuvendit: Ja pse nuk e votuan heqjen e monopolit për Devollët

  • 03 July 2019 - 08:18
Akuza e rëndë për deputetët e Kuvendit: Ja pse nuk e votuan heqjen e monopolit për Devollët

“Këta deputetë rrugaç e kanë tradhtuar edhe elektoratin për një grusht parash. Pra, dua te them se lehjet e këtyre deputetëve rrugaçësh që lehën, bile sertë në këtë mezlisht ishin vetëm farsë dhe jo më shumë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjetën mënyrën më të turpshme për të arsyetuar nënshtrimin e tyre para monopoleve kriminale të vëllezërve Devolli, duke mos u akorduar që të votojnë aty për aty një vendim që obligon qeverinë për heqjen e monopolit në homologim, por ata u menduan gjatë dhe pas dështimit të kuorumit javën e kaluar, në seancën e fundit miratuan vetëm një rezolutë pro heqjes së monopolit për shërbimin e homologimit të veturave kompanisë “EuroLab”.

Analisti politik, Reshat Badallaj e sheh këtë vetëm si një farsë para opinionit publik, ngase praktikat e deritanishme kanë treguar se as edhe një rezolutë e vetme e Kuvendit të Kosovës nuk është zbatuar nga ana e qeverisë, madje as deputetët nuk kanë ushtruar kontroll për të analizuar zbatimin e tyre.

Image
Reshat Badallaj

“Rezultat e turpshme të këtij mezlishti të faqes së zezë që udhëhiqet nga Kadri topuzi, klani famëzi "PRONTO", nuk janë asgjë tjetër pos sa për të hedhur pluhuruara syve të popullit. Në të kundërtën çka u bë në realitet, asgjë pos që mbështetën dhe përkrahën bandën serbiane Devolli, duke mos marr kurrfarë vendimin kundër homologimit që e sakatosën popullin duke e vjedhur”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, përplasjet publike në Kuvend dhe deklarimet kundër homologimit ishin vetëm fjalë kinse u bë diçka sa për të ulur disa tensione për momentin por asgjë më shumë nuk do të pritet veç vazhdimit të avazit të njëjtë.

“Deri me tani është parë dhe është dëshmuar publikisht se vetëm kanë lehur dhe nuk është zbatuar asgjë, por u ka dalë boja më këtyre lojërave të këtyre kriminelëve që plaçkitin deri në palcë djersën e taksapaguesve të Kosovës”, deklaroi Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Ai madje dyshon se për ta bërë një anashkalim të tillë, deputetët e Kuvendit janë korruptuar nga Devollët duke miratuar vetëm rezolutën por jo një vendim të prerë.

“Këta deputet rrugaç e kanë tradhtuar edhe elektoratin për një grusht parash. Pra, dua te them se lehjet e këtyre deputetëve rrugaçësh që lehën, bile sertë në këtë mezlisht ishin vetëm farsë dhe jo më shumë, ndërkaq, në hole ku pinin kafetë nuk u lanë anash edhe talljet dhe zgerdhimjet prapa kamerave dhe prapa popullit,sepse janë shpirtshitur”, përfundoi analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)