Klinë: E rrah motrën, arrestohet

  • 03 July 2019 - 11:47
Klinë: E rrah motrën, arrestohet

Një person është arrestuar nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës pasi që i njëjti e kishte rrahur motrën e tij.

Viktima e ka raportuar rastin në polici. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se ka ushtruar dhunë në familje ndaj motrës së tij viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti po hetohet tutje nga zyrtarët e hetuesisë.

(Kosova Sot Online)