Protestojnë sërish pronarët e kiosqeve të Prishtinës

  • 05 July 2019 - 09:52
Protestojnë sërish pronarët e kiosqeve të Prishtinës

Pronarët e kiosqeve në Prishtinë protestojnë para nisjes së mbledhjes së Kuvendit Komunal, pasi kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga kryetari Shpend Ahmeti.

Kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësi për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë. 

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Komunën e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)