Bërnabiq: Serbia do të reagojë në “ndalesën bllanko” nga Prishtina

  • 05 July 2019 - 10:39
Bërnabiq: Serbia do të reagojë në “ndalesën bllanko” nga Prishtina

“Sjellja e Prishtinës ndikon në bashkëpunimin rajonal, siguri dhe lidhje”, ka porositur kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq dhe ka paralajmëruar për reagim të Beogradit në vendimin më të ri të Kosovës.

Bërnabiq ka thënë “provokimet gjithnjë e më të mëdha të Prishtinës ndikojnë në siguri rajonale, bashkëpunim dhe lidhje”.

Sipas saj, “Prishtina gjithnjë e më shpesh po ndërmerr veprime të tilla, duke përfshirë edhe “bllanko ndalesën” për gjithë zyrtarët nga Serbia të udhëtojnë në Kosovë”.

“Kjo është diçka në çfarë duhet reaguar”, ka thënë Bërnabiq. 

Kryeministrja ka thënë se Serbia sivjet përsëri do të shkojë në samitin rajonal në kuadër të iniciativës së Berlinit.

“Po shkojmë me vetëbesim, sepse kemi një situatë ku Serbia “përsëri ka dhënë gjithçka nga vetja”, që të kemi rezultate konkrete dhe çfarë të tregojë, edhe përkundër asaj se nga takimi i kaluar deri tani në agjendë ka pasur shumë më tepër pengesa për lidhjet dhe bashkëpunim rajonal”, ka theksuar Bërnabiq.

Ajo kështu është përgjigjur në pyetje se me çfarë pritje shkon në takim, duke marrë parasysh se Procesi i Berlinit nënkupton bashkëpunim në projektet e përbashkëta në rajon, por se nuk kanë marrë parasysh vendosjen e taksave nga ana e Kosovës ndaj prodhimeve serbe.

(Kosova Sot Online)