Burri nga Fushë Kosova e rrah gruan, ajo e lajmëron policinë

  • 05 July 2019 - 10:58
Burri nga Fushë Kosova e rrah gruan, ajo e lajmëron policinë

Mbrëmë në Fushë Kosovë një grua ka lajmëruar policinë pasi që bashkëshorti i saj kishte ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikike.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe ka shkuar te familja e saj, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

“Viktima femër K/Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike. Viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor dhe e njëjta ka shkuar tek familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)