Detyrohen të shkulin hardhitë e rrushit

  • 03 October 2015 - 19:54
Detyrohen të shkulin hardhitë e rrushit

Ankesat e banorëve të fshatit Qëndresë e Prizrenit

“Qeveria nuk po arrin të investojë sa duhet, ne kemi pasur rreth pesë hektarë tani i kemi shkulur, sepse nuk paguhet të zhvillosh vreshtarinë”, tregon Hasani për gazetën “Kosova Sot”

 

Fshati Qëndresë shtrihet në magjistralen Prizren-Gjakovë në kilometrin e 15-të. Ka mbi 2300 banorë dhe shumica e tyre, për shkak të kushteve të pasluftës, kanë marrë rrugën e kurbetit, por ata që kanë mbetur janë punëtorë të dalluar. Ata kryesisht merren me bujqësi. Infrastruktura në fshat është mjaft e rregulluar, por banorët ankohen se mungon uji i pijshëm. Por, përfaqësues të fshatit thonë se këtë vit pritet të rregullohet baseni i ujit të pijshëm, me gjithë pompat e ujit. Hazër Shala, kryetar i fshatit, tha se falë angazhimit të komunës dhe kompanisë së ujësjellësit "Radoniqi", ky problem në këtë fshat do të përfundojë një herë e mirë.  “Fshati ka edhe lapidarin e dëshmorëve, shtëpinë e kulturës etj.”, tregon Hazër Shala, i cili njëherësh është edhe drejtor i shkollës së fshatit.

Një kërkesë tjetër e banorëve është edhe ndërtimi i ambulancës. Një shqetësim i tillë është paraqitur edhe nga këshilltarja e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga ky fshat, Sehare Maliqi. Por, edhe pse është ngritur disa herë si nevojë, kjo çështje, ende nuk ka marrë miratimin nga komuna. Kështu fshati me mbi 2300 banorë vazhdon të mbetet pa ambulancë, derisa ka plot fshatra që kanë më pak banorë e kanë ambulanca. Nga ana tjetër zyrtarët komunalë thonë se ligji nuk ua lejon zgjerimin e rrjetit të ambulancave. Derisa komuna hamendet, banorët kanë mbetur pa përkujdesje shëndetësore dhe detyrohen që për një injeksion të udhëtojnë mbi 10 kilometra...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)