U raportua e zhdukur, gjendet e vdekur brenda bunkerit shkencëtarja amerikane

  • 11 July 2019 - 08:46
U raportua e zhdukur, gjendet e vdekur brenda bunkerit shkencëtarja amerikane

Gjendet e vdekur shkencetarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur ne ishullin grek te Kretes.

BBC raporton se trupi i pajete i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Sipas te dhenave te para ajo ka vdekur e mbytur dhe hetimet kane nisur per nje veper penale. 

Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.

(Kosova Sot Online)