Parcelë me kanabis në rrethinat e Tiranës, arrestohen dy vëllezër, në kërkim i treti. Policia jep detaje

  • 13 July 2019 - 11:51
Parcelë me kanabis në rrethinat e Tiranës, arrestohen dy vëllezër, në kërkim i treti. Policia jep detaje

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa është në kërkim një person i tretë. Policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar. Aksioni i policisë u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Ndroq.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis të kultivuara në tokë.

{394524/}

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

(Kosova Sot Online )