Detajet e reja: Voglushja nga Drenasi vdiq 1 orë pasi arriti në Turqi për shërim

  • 13 July 2019 - 15:15
Detajet e reja: Voglushja nga Drenasi vdiq 1 orë pasi arriti në Turqi për shërim

Sot ka ndërruar jetë voglushja nga Drenasi, e cila ditë më parë kishte pësuar djegie të shkallës së tretë. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e vogëlushes.

Dea, 9 muajshe kishte qëndruar për disa ditë në koma, teksa kërkohej ndihmë për shërimin e saj.

Babai i Deas, ditë më parë ka treguar se vajza e tij aksidentalisht është përvëluar nga uji tejet i ngrohtë.

E humanisti, Halil Kastrati ka bërë të ditur se vogëlushja ka vdekur vetëm 1 orë pasi ka arritur në Turqi për shërim.

Image

(Kosova Sot Online)