Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë

  • 15 July 2019 - 13:10
Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë

Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë, është rritur duke shtuar edhe kolonat e automjeteve në pikëkalimet kufitare.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitarë, pritjet më të gjata janë në Merdare.

Në këtë pikë pritja është prej 20 deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovë. 

Ndërsa në kufirin Dheu i Bardhë, pritja rezulton të jetë më pak, nga 5 deri në 10 minuta.

Në pikat kufitaret Muçibabë, Multivodë, Jarinje pritja është nga 3 deri në 5 minuta.

(Kosova Sot Online)