Policia asgjëson për 6 muaj 19 grupe kriminale

  • 17 July 2019 - 12:18
Policia asgjëson për 6 muaj 19 grupe kriminale

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar raportin gjashtëmujor janar-qershor  duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thëne se në këtë gjashtë mujor ka pasur rënie të veprave penale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjatë kësaj gjashtë mujore rënie ose tendencë të rënies së veprave penale  Në vitin 2018 kanë qenë 16 417, ndërsa në 2019 kanë qenë  14692. Vepra penale të vrasjes në 2018 kanë qenë 16, ndërsa në 2019 12. Lëndime të rënda në 2018- 138, në 2019 -128. Vjedhje ka pasur për -23 përqind më pak”, tha ai.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës, realizoi 505 operacione të specializuara, me ç’rast arrestoi mbi 1 mijë persona për vepra të ndryshme kriminale.

Ndërsa sipas Mehmetit në këtë periudhë Policia ka arritur të ndalojë 19 grupe të krimit të organizuar.

“Kemi pas 505 operacione të specializuara. Plane operative 110. Bastisje 582 lokale të kontrolluara 542. Persona të arrestuar 1 047. Persona të ndaluar 331. Kemi pas kallëzime penale me kryes të njohur 930. Policia e Kosovës  ka arritur të ndalojë 19 grupe të krimit të organizuar. Policia e Kosovës  e ka shqetësim luftimin e substancave narkotike. Gjatë kësaj kohe kemi pas vëllim të rritur të substancave narkotike”, tha ai.

Siaps Polcisië, brengë mbetet siguria në trafik, edhe pse krahasuar me 6 mujorin e vitit të kalaur ka një rënie të aksidenteve me fatalitet.

“Komunikacioni është brengë githashtu kemi pasur numër të madh të aksidenteve edhe pse ka pasur rënie. Aksidente fatale në 2018 kanë qenë  41 – ndërsa në 2019 -37. Persona te vdekur në 2018 kanë qenë 52, ndërsa në 2018kanë qenë 43”, tha ai.

“Në raportin 6 mujor kemi zbatuar 25 urdhra operative. 2904 raste të intervenimeve,  kemi arrestime te ndryshme përcjellje e delegacioneve materieve te rrezikshme. Policia e Kosovës  ka marrë pjesë në 200 protesta. Në asistime të gjykatave në 1805 raste”, tha ai.

(Kosova Sot Online)