Bije alarmi për qytetarët: Kujdes nga noterët, ja në shërbim të kujt janë

  • 17 July 2019 - 18:15
Bije alarmi për qytetarët: Kujdes nga noterët, ja në shërbim të kujt janë

“Pra, noterët janë nga i njëjti brumë, ashtu si e kanë gatuar pikërisht banditët e kryebanditët e majave të shtetit dhe se pa më të voglin dyshim kjo kope noterësh kanë dhe din çdo gjë për secilin qytetar, dhe i japin informatat kësaj bande kriminale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Image
Reshat Badallaj

Derisa çështja e profesionit të noterit, mënyra e licencimit të tyre dhe përfaqësimi i interesave politike është bërë temë e nxehtë e debatit mes partive politike në vend, analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online” se ky debat e ka interesin dhe ngacmueshmërinë e vetë, pasi janë pushtetarët e inkriminuar në Kosovë, ata që po e shfrytëzojnë më së miri edhe shërbimin e noterisë për interesat e tyre kriminale.

“Kjo është vetëm bandë e rrezikshme për qytetarët e vendit. Banda politike I ka shpërndarë langonjtë e tyre shumë të rrezikshëm edhe në dikasteret që godasin dhe marrin në qafë qytetarët duke dhënë informacione taman si në kohën e Serbisë fashiste. Kudo në Gjykatë,prokurori , polici, ata janë angazhuar që të punoj argatin e këtyre banditëve të majave të shtetit dhe kundër popullit dhe askush nuk mund të kuptoj se perse e kanë dhenë betimin, sepse shihet ashiqare se politika i ka gishtat thellë të përzier këtu që kundërmon erë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se pikërisht noterët janë ai brumi i pa hutueshëm i së keqes, i krimit mes politikës dhe sistemit të drejtësisë.

“Pra, noterët janë nga i njëjti brumë, ashtu si e kanë gatuar pikërisht banditët e kryebanditët e majave të shtetit dhe se pa më të voglin dyshim kjo kope noterësh kanë dhe din çdo gjë për secilin qytetar, dhe i japin informatat kësaj bande kriminale të nëntokës që e theksova më lartë. Pra, mafia politike ka edhe një bazë të tyre -noterët që marrin informacione për secilin dhe atë për pak para," tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Badallajt, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe sa më pak të përdorin shërbimin e noterisë që po shndërrohet në një lloj rrjeti mafioz në vete.

“Kush e kupton mafia shtetërore i ka të shpërndarë të gjithë akraballëkun e tyre po se po por edhe militantët shpirtshitur që janë në gjendje çdo gjë për ta bërë për interesat e tyre, sepse edhe këtyre ju ka hyrë frika në palcë nga populli,prandaj i kanë mbushur me argatët ogurzezë kundër popullit, prandaj po e them se qytetarët duhet pasur shumë kujdesa sepse rreziku mund t´i vjen nga të gjitha anët si dhe nga noterët të deleguarit e mafies së pushtetit”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)