Burri nga Klina kërcënohet me vrasje, policia arreston të dyshuarin

  • 18 July 2019 - 11:27
Burri nga Klina kërcënohet me vrasje, policia arreston të dyshuarin

Policia në Klinë të mërkurën ka arrestuar një person pasi dyshohet se ai e ka kërcënuar me vrasje

Të mërkurën një person nga Klina ka raportuar në polici se është kërcënuar me vrasje përmes telefonit

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Klinë, ku viktima ka bërë të ditur se përmes telefonit është kanosur verbalisht me vrasje nga i dyshuari.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)