U njoftuan falë një mesazhi që ishte dërguar gabimisht

  • 04 October 2015 - 22:53
U njoftuan falë një mesazhi që ishte dërguar gabimisht

E divorcuara Kasey Bergh, 53-vjeçare, aksidentalisht ia kishte dërguar një mesazh në celular Henry Glendening-ut, 23-vjeçar, duke menduar që po kontaktonte me një kolege të punës. Ndërsa Henry, në vend se t’i tregonte Kasey-t që i kishte shkruar gabimisht, nuk ishte ndalur me aq dhe i kishte thënë që sikur të kishte mundësi, ai do të zbriste për t’u shoqëruar me të.

Kasey Bergh

Pjesa tjetër, siç e thotë vetë çifti, është histori.

Kasey, gjatë kohës kur ka qenë në një udhëtim biznesi në Denver të Kolorados, ia kishte kthyer mesazhin duke i kërkuar falje dhe çifti kishin vazhduar të komunikonin me njëri-tjetrin. Një javë më vonë ata ishin takuar, duke rënë më pas në dashuri me njëri-tjetrin.

Teksa ka folur pas martesës, Kasey ka thënë: “Isha pajtuar me faktin që tanimë isha beqare dhe përnjëherësh jam njoftuar me Henry-n”.

Kasey Bergh and Henry Glendening

Nuk u pengon mosha

Në anën tjetër, Henry, teksa ka folur për dallimin e madh në moshë, ka thënë: “Kjo gjë nuk është aspak e rëndësishme. Ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin në shumë gjëra të tjera dhe mosha nuk luan fare rol. Që prej fillimit dukej sikur ne ishim në frekuencë të njëjtë”.

Dy vjet pas mesazhit që ishte dërguar gabimisht, Henry i kishte propozuar martesë Kasey-t teksa kanë qenë duke darkuar në një restorant dhe po dëgjohej kënga e saj e preferuar.

Këtë verë ata janë martuar përballë lumit Misisipi.

“Ne jemi përshtatur shumë me njëri-tjetrin dhe e mira është që ne mund të jemi vetvetja në lidhje. Argëtohemi shumë me njëri-tjetrin. Çdo gjë është aventurë”, ka thënë Kasey.

(Kosova Sot) 

The text messages between Kasey Bergh and Henry Glendening