Profesori i njohur tregon mashtrimin e madh të Haradinajt

  • 20 July 2019 - 15:43
Profesori i njohur tregon mashtrimin e madh të Haradinajt

“Nëse Kjo qeveri rrëzohet, atëherë procesi i liberalizimit të vizave do të ndodhte më së largu deri në fund të vitit, sepse në momentin që rrëzohet kjo qeveri, BE-së i shkon mesazhi sipas të cilit u rrëzua një qeveri e kaq e korruptuar, prandaj liberalizimi i vizave në at zhvillim transitor do të jetë një lloj karote për qeverinë e re të Kosovës që të jetë më e fokusuar për reformat të cilat kërkohen në procesin e ri drejtë integrimeve në BE, por kurrsesi nuk pres që liberalizimi të ndodhë me këtë qeverisje aktuale të degraduar dhe të tej korruptuar”, tha profesor, Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar Jeton Kelmendi, njohës i mirë i proceseve integruese të BE-së, e ka cilësuar si një mashtrim tjetër të radhës premtimin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj se liberalizimi i vizave për kosovarët tanimë ka mbetur vetëm çështje javësh dhe se është punë e kryer dhe vetëm pritet konfirmimi i vendimit pozitiv.

Image
Jeton Kelmendi

“Unë mendoj se edhe ky deklarimi në vazhdim i kryeministrit në largim dëshmon vetëm për atë qyqarllëkun e kryeministrit dhe të kësaj qeverie rreth raporteve me politikat ndërkombëtare, dhe në këtë rrafsh edhe me Bashkimin Evropian. Nuk është diçka e rastësishme që Kosova po lihet pa liberalizim të vizave sepse ky është një mesazh i qartë i BE-së që flet se me këtë kastë politike në pushtet , kaq të korruptuar, kaq të inkriminuar në krime të llojeve nga më të ndryshmet natyrisht që nuk do të kemi liberalizim të shpejtë të vizave”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj me premtimet që ka jep, vetëm po tregonte sa i pa ditur është.

“Po tregon se aq pak din ai për rrugët dhe proceset integruese, se aq lehtë mashtrohet ai, sa që atë mashtrim që të tjerët ia bëjnë atij, mundohet t’ia përcjell ashtu blanko edhe popullit. Pra edhe ky premtim përveç se është qyqarllëk i kryeministrit është edhe mashtrim ordiner që jua bënë për të satën herë qytetarëve të këtij vendi”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

E sipas tij, tanimë faji kalon nga qeveria tek populli që po i duron këto mashtrime të gjata dhe po pret pakufi dhe nuk ngritët për ta kundërshtuardhe rrëzuar këtë qeveri të korruptuar.

“Unë mendoj dhe jam shumë i sigurt që me këtë qeverisje të deritashme, këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave, kot merret Ramush Haradinaj me ditë e me javët që i premton. Liberalizimin e vizave do ta kemi brenda këtij viti vetëm atëherë kur do të bije kjo qeveri e PAN-it. Nëse Kjo qeveri rrëzohet atëherë procesi i liberalizimit të vizave do të ndodhte më së largu deri në fund të vitit, sepse në momentin që rrëzohet kjo qeveri, BE-së i shkon mesazhi sipas të cilit u rrëzua një qeveri e kaqe e korruptuar, prandaj liberalizimi i vizave në at zhvillim transitor do të jetë një lloj karote për qeverinë e re të Kosovës që të jetë më e fokusuar për reformat të cilat kërkohen në procesin e ri drejtë integrimeve në BE, por kurrsesi nuk pres që liberalizimi të ndodhë me këtë qeverisje aktuale të degraduar dhe të tej korruptuar”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)