Kapet kolumbiani në Spanjë pasi që fshehu gjysmë kilogrami kokainë nën paruke

  • 22 July 2019 - 13:23
Kapet kolumbiani në Spanjë pasi që fshehu gjysmë kilogrami kokainë nën paruke

Një person nga Kolumbia është ndaluar në aeroportin e Barcelonës pasi që e kishte fshehur gjysmë kilogrami kokainë u gjet e fshehur nën parukën e tij, njofton policia spanjolle.

Ai arriti në Barcelonë përmes aeroplanit nga Bogota e Kolumbisë. Personi e morri vëmendjen e policisë pasi që dukej i stresuar dhe kishte flokë të cilat nuk ishin në proporcion. Ata e gjetën një qese me kokainë, që ka vlerë rreth 30.000 euro.

Sipas fotografisë së publikuar, personi duket i moshës mesatare, sytë e të cilit ishin bllokuar, por kokainën policia ia la mbi kokë.

Rreth 100 kilogram të kokainës janë kapur vetëm në aeroportin e Barcelonës gjatë vitit 2018, shkruan Reuters.

Image

(Kosova Sot Online)