Paralajmërimi i rëndë nga SHBA: Kosova do të pësojë tronditje, ja kurthi që ra Haradinaj

  • 23 July 2019 - 07:26
Paralajmërimi i rëndë nga SHBA: Kosova do të pësojë tronditje, ja kurthi që ra Haradinaj

“Kryeministri Haradinaj ishte pengesa e pakalueshme për aspiratat e SHIK-ut, i cili me sukses përballoi të gjitha presionet ndërkombëtare, por edhe presionin e udhëheqësve të bashkë koalicionit. Kosova ka mbetur peng i këtij ngërçi, ngase presidenti Thaçi e kryetari i kuvendit Veseli, kanë shpallur marrëveshjen finale me Serbinë si strategji të interesit nacional”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Dorëheqja e papritur e kryeministrit, Ramush Haradinaj pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim, ka ngjallë reagime të shumta në Kosovë. E dorëheqjen e kryeministrit, e cilëson skenar të montuar nga SHIK-u analisti politik që vepron dhe jeton në Amerikë, Ramiz Bojaj.

Image

Ai tha për “Kosova Sot Online” se kryeministri Haradinaj ra në kurth.

“Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, u zu në kurthin e përgatitur nga udhëheqësit e koalicionit bashkëqeverisës, nga presidenti Hashim Thaçi e kreu i Kuvendit, Kadri Veseli,por edhe nga Serbia. Ky koalicion ka kohë që nuk ishte aspak funksional, i ndarë në dy taborre diametralisht kundërthënëse e të pa kapërcyeshme: njëra palë për heqjen e taksës dhe “kurorëzimin” e planit Thaçi-Vuqiq, e cilësuar si marrëveshje finale me Serinë, të ngjitur me Dodik-Republika Srpska-n e njohur si asociacion autonom AKS, si dhe pala tjetër e kundërshtimit të çfarëdo kompromisi të radhës në raport me shtetin fqinj”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Duke parë këtë rezistencë të kryeministrit, sipas Bojajt, është aktivizuar skenari shantazhues i SHIK-ut për të arritur qëllimin final, për detyrimin e Haradinajt ta lirojë pozitën e kryeministrit.

“Kryeministri Haradinaj ishte pengesa e pakalueshme për aspiratat e SHIK-ut, i cili me sukses përballoi të gjitha presionet ndërkombëtare, por edhe presionin e udhëheqësve të bashkë koalicionit. Kosova ka mbetur peng i këtij ngërçi, ngase presidenti Thaçi e kryetari i kuvendit Veseli, kanë shpallur marrëveshjen finale me Serbinë si strategji të interesit nacional, pavarësisht se ky vend fqinj nuk e njeh shtetin e Kosovës, por njeh vetëm palën shqiptare si komunitet etnik më të cilin duhet vendosur kufijtë e ndarjes. Kjo ishte dhe mbetet strategjia më antishqiptare dhe më e rrezikshme për Kosovën, e cila, fillimisht ia shthurë sovranitetin Kosovës, e pastaj futet në kapjen e resorëve ekonomikë, veçmas të Trepçës. Kjo është varrosje e Kosovës”, deklaroi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se qeveria Haradinaj kishte 100 të meta dhe arsye për ta rrëzuar, por ajo e mbrojti me të drejtë parimin e pacenueshmërisë territoriale të Kosovës, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja e nxitjes së Gjykatës Speciale për të vepruar kundër Haradinajt, pasi aty janë bashkuar SHIK-u dhe Serbia.

Bojaj insiston që me zgjedhjet e reja, duhet të bëhen aso ndryshimesh në skenën politike që PDK-në dhe strukturën e SHIK-ut ta lënë në opozitë dhe me ta të merret drejtësia.

“Është akt sublim e kombëtar bojkoti dhe rrëzimi i udhëheqësve të SHIK-pushtetit, ku asnjë parti politike ose grupin politik të mos ofrohet më me PDK-në. Që nga kapja e shtetit nga strukturat e SHIK-ut, Kosova ka përjetuar vetëm tronditje, varfëri, ikje masive të qytetarëve, izolim, rrënim të shtetësisë e zvogëlim territorial”, shtoi Bojaj për “Kosova Sot Online” .

Ai është i sigurt që Kosova do të përjetojë tronditje të reja politike,.

“Sepse Gjykata Speciale është votuar këtu për të vepruar ndaj rasteve të dyshuara, kurse të apostrofuarit nga gjykata speciale e të cilët mbajnë poste të larta në pushtetin e Kosovës, do të bëjnë çmos që të arrijnë çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë, qoftë edhe të dëmshme për vendin, vetëm e vetëm që të amnistohen nga akuzat”.

Për të parandalua këtë tradhti kombëtare, Bojaj thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe të mos pranojnë vazhdimin e mandatit me ndonjë kombinim tjetër politik apo qeverisje teknike.

“Asnjë nga partitë politike, nuk duhet të pranojnë të bien në këtë nivel, të bashkëqeverisjes teknike, sepse qëllimi i të parit të vendit është qe fajin për “kompromisin e dhimbshëm” ta ndajë me spektrin e gjerë politik. Ky është vetëm kurthi i radhës në të cilin do të bien të gjitha partitë politike dhe të gjithë ata që mund të mendojnë për t’i shërbyer edhe më tej PDK-së”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ramiz Bojaj.

(Kosova Sot Online )