Haradinaj mbërrin në aeroport – niset në ora 12 e 30 në Hagë me fluturim drejt Vjenës

  • 23 July 2019 - 12:12
Haradinaj mbërrin në aeroport – niset në ora 12 e 30 në Hagë me fluturim drejt Vjenës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj para pak minutave ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Nga aty, Haradinaj pritet që brenda pak minutave të niset për në Hagë, aty ku pritet që të intervistohet si I dyshuar  në Gjykatën Speciale.

Haradinaj do të udhëtojë në orën 12:30 për në Vjenë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje dhe njoftimin e ka bërë publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës të premten.

Arsyeja e dorëheqjes, siç ka thënë Haradinaj, është sepse ka pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. 

Haradinaj, në konferencën e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejojë që të intervistohej nga Dhomat e Posaçme dhe të paraqitet si kryeministër dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Ramush Haradinaj i ka dhënë fund koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Koalicioni PAN në zgjedhje e vitit 2017, kishte garuar me një grupim prej rreth 20 partive politike. Por, prej tyre, ulëse në Kuvend siguruan vetëm PDK, AAK dhe Nisma. Ndërkaq, pas zgjedhjeve, këtij koalicioni iu bashkua AKR-ja e Behgjet Pacollit, Lista Serbe, si dhe partitë e komuniteteve tjera pakicë.

(Kosova Sot Online)