Mbi 20 të vdekur nga helmimi me alkool në Turqi

  • 23 korrik 2019 - 15:23
Mbi 20 të vdekur nga helmimi me alkool në Turqi

Më shumë se 20 vetë kanë vdekur nga helmimi me alkool në Turqi gjatë muajit të kaluar, sipas një raporti të medias turke, pasi taksat e larta të alkoolit i kanë detyruar turqit të konsumojnë raki të prodhuar ilegalisht.

Televizioni Aberturk raportoi gjatë fundjavës se një njeri në provincën jugore të Adanës vdiq nga helmimi me metanol, i cili ishte vdekja e 12-të në Adana javën e shkuar, raporton Reuters. 

Vdekjet kanë ndodhur pasi tatimi mbi pije në korrik u rrit me tetë për qind.

Një litër e rakisë turke tani kushton më shumë se 200 lira (35.29 dollarë).

Dhoma e Inxhinierëve Kimikë (KMO) tha se askund në botë tatimi mbi pije alkoolike nuk është më i lartë se në Turqi.

Që kur erdhi në pushtet presidenti Recep Tayyip Erdogan, taksat mbi alkoolin janë rritur ndjeshëm, dhe që nga viti 2013, reklamimi i alkoolit dhe cigareve është ndaluar.

(Kosova Sot Online)