Kur Edi Rama shastisej pas Ramush Haradinajt, shikoni fotografitë

  • 23 July 2019 - 16:46
Kur Edi Rama shastisej pas Ramush Haradinajt, shikoni fotografitë

Çarja e raporteve mes Ramush Haradinajt e Edi Ramës po konsiderohet si më e thella ndonjëherë ndërmjet kryeministrave kosovarë e shqiptarë. Gjithçka kulmoi në fund të muajit maj në Berlin kur Haradinaj ia tha një fjalë të rëndë Ramës, pasi ky i fundit i kërkoi bashkë me Thaçin, Macron e Merkel ta heq taksën. I hidhëruar keq, Rama refuzoi ta përmend Haradinajn tash kur e ftoi Gjykata Speciale.

Image

Dikur Edi Rama, me dashuri ia mbante dorën në kokë Ramush Haradinaj.

Haradinaj bashkë me bashkëshorten, Aniten, pinin kafe buzë detit.

Ngrinin dolli me raki të Gllogjanit në shtëpinë e Ramush Haradinajt.

Nënshkruanin marrëveshje mes Kosovës e Shqipqrisë, duke bërë betimin mbi flamurin Kuq e Zi.

Por, gjithçka u plasarit pas përfundimit të Samitit të Berlinit. Ramush Haradinaj thoshte se Edi Rama i kërkoi heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake. Rama tha se nuk i ka bërë presion ta hiqte taksën thjesht ta pezullonte sepse siç u shpreh ai” I është kërkuar pezullimi i taksës, për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me angazhimin direkt të Kancelares Angela Merkel dhe Presidentit Emmanuel Macron. Nuk kam bërë presion, por i kam thënë se ky është propozim fantastik, ndaj pranoje”.

Image

Megjithatë, Rama nuk e ka thënë asnjë fjalë për dorëhqejen e homologut të tij, Haradinajt, një ditë pas këtij vendimi, ai ka shkruar për ftesat e Gjykatës Speciale në përgjithësi, pa e përmendur konkretisht Ramush Haradinajn.

Image

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK-së janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, ka shkruar Rama.

Image

Edi Rama është rreshtuar kah presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërsa, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kah Ramush Haradinaj, madje këtë të fundit e ka vizituar gjatë fundjavës në Prishtinë. Ndërsa, Hashim Thaçi është prishur keq me Sali Berishën.

(Kosova Sot Online)