Skandaloze: Vazhdon monopoli i Devollëve në homologimin

  • 24 July 2019 - 07:36
Skandaloze: Vazhdon monopoli i Devollëve në homologimin

“Pa asnjë dyshim, edhe pas rënies së qeverisë Haradinaj, do të vazhdojë monopoli i Devollëve në homologimin e veturave. Qeveria në dorëheqje e pati rastin të veproj, por heshti duke injoruar vullnetin e qytetarëve dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për një treg të lirë në fushën e homologimit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Futja e vendit në një krizë të re politike dhe institucionale, pas vendimit për dorëheqje nga kryeministri Haradinaj, sipas analistëve politikë do ta lë në gjysmë të rrugës edhe fillimin e një angazhimi dhe zotimi për të eliminuar monopolin e vëllezërve Devolli në biznes, kërkesë kjo e ambasadave të huaja në Koosvë dhe zyres së BE-së, e ku së fundi në Kuvendin e Kosovës u dorëzua edhe një peticion i qytetarëve të Kosovës për heqjen e këtij monopoli në homologim.

Image

Analisti politik, Florim Zeqa konsideron se po të kishte vullnet nga ana e qeverisë, kjo çështje do të ishte zgjidhur me kohë sepse ka pasur reaksione të shumta nga faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, por qeveria gjeti mënyrën e heshtjes edhe përballë kërkesave të ndërkombëtarëve për heqjen e menjëhershme të homologimit.

Sipas Zeqës, tani kur qeveria është në dorëheqje, është e pa mundur që të pritet evitimi i këtij monopoli, por ai do të vazhdojë të mbetet si është për ta bartur trashëgim edhe qeveria e ardhshme që del pas zgjedhje.

“Pa asnjë dyshim, edhe pas rënies së qeverisë Haradinaj, do të vazhdojë monopoli i Devollëve në homologimin e veturave. Qeveria në dorëheqje e pati rastin të veproj, por heshti duke injoruar vullnetin e qytetarëve dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për një treg të lirë në fushën e homologimit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, me rënien e Qeverisë, Devollët dhe monopolet e tyre do të vazhdojnë pa pengueshëm dhe nuk i dihet fare agjendës së veprimit apo qasjes që do të ketë ndaj këtij problemi qeveria e re që del nga zgjedhjet e shtatorit.

“Tashmë pas rënies së qeverisë, Devollët do të sillen si mbretër në homologim, duke i zhvatur edhe më tej qytetarët e varfër kosovarë. Madje ka rrezik që kjo praktikë e keqe e mbajtjes së monopolit në homologim do të vazhdojë edhe përtej kësaj qeverie, në mandatin e qeverisë që do të krijohet pas këtyre zgjedhjeve të radhës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)