Lajm i mirë, ky është moti për sot

  • 24 July 2019 - 07:41
Lajm i mirë, ky është moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot dhe nesër moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë më të ulëta për 8-10 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për popullatën. Kontakti me diellin nga ora 9-17 mundësisht të jetë i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-7m/s.

(Kosova Sot Online)