Theret me thikë një person në Gjilan

  • 24 July 2019 - 10:40
Theret me thikë një person në Gjilan

Një person në Gjilan ka njoftuar policinë se djali i tij është therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

(Kosova Sot Online)