Profesori i njohur zbulon skenarin e Thaçit: Një kryeministër i ri pa AAK-në, por në qeveri me...

  • 24 July 2019 - 18:20
Profesori i njohur zbulon skenarin e Thaçit: Një kryeministër i ri pa AAK-në, por në qeveri me...

“Kohën deri në shpallje e shfrytëzon thjeshtë për gjetjen e ndonjë partneri tjetër nga opozita, në mënyrë që të bënë numrin në Kuvend. Afati i kësaj veprimtarie nuk është i përcaktuar qartë. Mendohet se tash i ka 10 ditë për këtë aktivitet politike. Nga gjendja e PDK-së është shumë e qartë se Thaçi dhe Veseli do të shfrytëzojnë kohën për të gjetur një partner të ri ngase PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi vlerëson se kreu i shtetit, Hashim Thaçi është duke bërë përpjekje për mos përfilljen e kërkesës së partive politike për të shkuar në zgjedhje të reja pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kjo tentativë shihet nga fakti se ai akoma nuk ka filluar zhvillimin e konsultave me parti politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Image
Muhamet Kelmendi

Këtë veprim, sipas Kelmendit, Thaçi është duke e kalkuluar me kujdes, pasi që e ka një mundësi tjetër ligjore që pavarësisht kërkesës së kryeministrit Haradinaj për të shpallë zgjedhjet e reja, ai mundë të mos e bëjë këtë.

Kelmendi thotë se Thaçi po provon gjetjen e mandatarit tjetër për vazhdimin e qeverisjes në një koalicion tjetër qeverisës pa AAK-në.

“Është e qartë se Thaçi do ti shfrytëzon të gjitha mundësitë ligjore për të ardhur deri te fakti i krijimit të një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje. Këtë të drejtë ia jep edhe Kushtetuta, e cila me nenin 95, e ka përcaktuar qartë rrugën si del qeveria pa zgjedhje”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, vetëm nëse brenda afatit kohor të përcaktuar nuk arrin për ta mandatuar askënd, atëherë detyrohet që formalisht t’i konsultojë partitë politike dhe t’i shpalli zgjedhjet e parakohshme brenda 40 ditëve.

“Kohën deri në shpallje e shfrytëzon thjeshtë për gjetjen e ndonjë partneri tjetër nga opozita, në mënyrë që të bënë numrin në Kuvend. Afati i kësaj veprimtarie nuk është i përcaktuar qartë. Mendohet se tash i ka 10 ditë për këtë aktivitet politike. Nga gjendja e PDK-së është shumë e qartë se Thaçi dhe Veseli do të shfrytëzojnë kohën për të gjetur një partner të ri ngase PDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet. Ata duan kohë për tu konsoliduar prandaj edhe po provojnë të ngadalësohet procesi i shpalljes së zgjedhjeve”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Përveç hapësirës së mundshme juridike që e lejon këtë manovrim, Kelmendi tha se për të tjerat mbetet pikëpyetje e madhe nëse mund të realizohen.

“Është pak sa hipotetike të thuhet nëse realisht do të mundë të gjendet ndokush. Mundësitë juridike ekzistojnë por a ka vullnet politik nga ndokush që të futet në këtë lloj skenari është një tjetër çështje. Nga ana e gjykimit tim, unë konsideroj se kjo nuk do të duhej të ndodhte tani. Mendoj se nuk duhet të ketë vullnet politik nga asnjë subjekt për të shkuar me PDK-në në koalicion për të formuar një qeveri dhe vazhdim të këtij mandati edhe për më gjatë, megjithëse pozitat shtetërore i mashtrojnë njerëzit dhe ata janë futur shpesh në koalicion me PDK-në, duke e ditur se ky koalicion do të dështon”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Për të joshur një partner tjetër politik në vazhdimin e qeverisjes me PDK-në, Kelmendi mendon se mund të shpiken përsëri pozita të reja, përveç pozitës së kryeministrit, disa ndryshime tek ministrat zëvendësministrat e deri të këshilltarët, si pozita tepër mashtruese për subjektet politike.

(Kosova Sot Online)